Përmirësohet situata e motit – Zhuka: Riparuam defektet në 27 fidra

Kjo e mërkurë ka sjellë përmirësim të situatës së motit në Qarkun Shkodër.
Të bllokuara janë vetëm 3 km në njësinë Shllak të Vaut të Dejës, ndërsa qarkullimi në Bogë-Theth si dhe Lepushë-Vermosh kryhet normalisht.
27 fidra pësuan defekte duke lënë zona të shumta pa energji elektrike, të cilat u riparuan gjatë këtyre ditëve.
Zhuka tha se era e fortë pengoi punën e specialistëve, të cilët e patën të vështirë të ndërhynin në terren ndërkohë që disa shtylla u thyen nga furtuna.
Aktualisht, energjia është rikthyer teksa po punohet për riparimin e defekteve.