Përmirësimi i infrastrukturës në qytet / Nis riparimi i trotuareve dhe kanalizimeve në rrugën “Don Bosko”

Kjo ishte gjendja e trotuareve në të dy anët e rrugës “Don Bosko” në qytetin e Shkodrës, të cilët në pjesën më të madhe ishin amortizuar.
Në fund të muajit Prill të 2025-ës, RTSH Shkodra e trajtoi këtë problematikë në edicionet informative.
Sikurse e tregonte kronika e asaj dite gjatë gjithë trotuarit pllakat ishin hequr, duke krijuar gropa në rrugë të cilat vështirësonin lëvizjen për këmbësorët.
Ndërkohë, prej datës 1 Korrik 2025, Bashkia Shkodër ka nisur punën për riparimin e trotuareve dhe sistemit të kanalizimeve të ujërave të shiut në rrugën “Don Bosko”.
Punimet që po kryhen pritet të përfundojnë brenda një afati të shkurtër kohor.
Ndërkohë parkimi i mjeteve në të dy anët e rrugës është i ndaluar për të mundësuar zhvillimin normal të punimeve.
Qarkullimi i automjeteve do të vazhdojë, por parkimi do të jetë i bllokuar përkohësisht, njofton Bashkia Shkodër.
Ndërkohë, Policia Bashkiake, gjatë gjithë kësaj kohe, do të jetë në terren për të marrë masat përkatëse dhe për të garantuar mbarëvajtjen e punës.
Ky është aksi më i rëndësishëm në qytet për nga numri i institucioneve, ku gjendet gjykata e Shkodrës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, shkolla “Maria Ndihmëtare”, Oratori Don Bosko dhe Kisha, ish- konsullata Italiane, qendra “Yunus Emre”, Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor” etj.
Ndaj, me përfundimi e këtyre punimeve, zona në fjalë do të marrë një pamje krejtësisht tjetër, duke krijuar kështu lehtësi në lëvizjen e kalimtarëve dhe banorëvë të zonës.