Përmbytjet/ Vengu: 502 forca të angazhuara në terren, aktualisht fokusi në Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Gjirokastër

veng emergj

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, ka bërë të ditur se Forcat e Armatosura janë angazhuar në të gjithë vendin për të menaxhuar situatën e krijuar nga përmbytjet në vend.

Ai tha se në terren janë mobilizuar 502 efektivë dhe 80 mjete, 22 motopoma dhe se Forcat e Armatosura vijojnë operacionet në Shkodër, Lezhë, Kurbin, Durrës, Fier, Vlorë, Delvinë dhe Gjirokastër për të garantuar sigurinë e jetës, ndihmën në evakuim dhe rivendosjen e banorëve në banesat e tyre.

Ministri Vengu tha se banorët e evakuuar janë akomoduar në struktura shtetërore, si dhe në njësitë hoteliere në Durrës dhe Vlorë.

“Në rang vendi, në rotacione 24-orëshe, janë angazhuar 502 forca në terren, 80 mjete, fadroma, vakra dhe 22 motopoma, si dhe zjarrfikës dhe autoambulanca, sidomos në zonat e përmbytura. Forcat e Armatosura vazhdojnë të jenë të angazhuara në Shkodër, Lezhë, Kurbin, Durrës, Fier, Vlorë, Delvinë dhe Gjirokastër për të garantuar sigurinë e jetës, ndihmën në evakuim dhe rikthimin e banorëve në banesat e tyre, si dhe për mbrojtjen e infrastrukturës kulluese dhe rehabilitimin e disa akseve të shkatërruara nga përmbytjet, qoftë në ura apo rrugë ruraleBanorët e evakuuar janë akomoduar në struktura shtetërore, si dhe në njësitë hoteliere në Durrës dhe Vlorë”, tha Vengu.