Përmbytje në Spanjën jugore dhe lindore, disa viktima. Anulohen fluturimet, jashtë funksionit transporti publik

d098c4874199476e9f51830805e8aab4

Përmbytje dhe vërshime të ujit kanë ndodhur në Spanjën jugore dhe lindore, për shkak të reshjeve të dendura të shiut që ranë brenda pak orëve. Nga përmbytjet ka pasur vërshime të mëdha të ujit në zonat e banuara, ku fatkeqësisht ka pasur edhe viktima, edhe pse nuk dihet ende numri i saktë i trupave të gjetur.

Përmbytjet ndodhen të martën, ku autoritetet kishin dhënë alarm se stuhi të forta dhe reshje të dendura shiu pritet të godasin pjesën jugore dhe lindore të vendit.

1b3c6351e77646ab85e35b19058a2382

Një nga zonat më të prekura është ajo e Valencias, ku uji dhe balta kanë vërshuar rrugëve të qytetit duke shembur mure, ura dhe marrë me vete mjetet e parkuara. 200-320 mm shi ranë në pjesë të ndryshme të Valencias në më pak se 12 orë, në një kohë kur gjatë muajit tetor mesatarja e reshjeve të shiut në këtë zonë është 77 mm.

Kreu rajonal i Valencias, Carlos Mazon u shpreh se anë gjetur disa trupa të pajetë, ndërsa ekipet e shpëtimit janë në terren në zonat e prekura nga përmbytjet.

“Fatkeqësisht, ne mund të konfirmojmë se disa trupa tashmë janë gjetur, por për respekt për familjet nuk do të japim më shumë detaje”, tha Mazon.

a3953245b7f84ec684bfa5e69b72c68e

Gjithashtu për shkak të përmbytjeve janë anuluar fluturimet në aeroportin e Valencias deri në një njoftim të dytë, ndërsa jashtë funksionit janë edhe linjat e trenave dhe transportit publik.

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez u kërkoi qytetarëve të veprojnë me “kujdes të madh” dhe të shmangin lëvizjen nëse nuk është e nevojshme.

Qeveria spanjolle ngriti një komitet krizash, që do të kryesohet nga kryeministri Sánchez dhe do të koordinojë punën e Gardës Civile, Policisë Kombëtare, Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes Civile dhe Njësisë së Emergjencave Ushtarake.

476739a5120d42c6a4ef2c514db4da2c