Përmbyllen 16 ditët e aktivizmit të dhunës me bazë gjinore / GTG organizon panairin e nismave rinore, marrin pjesë 11 shkolla

permbyllen di

Në gjimnazin “Atë Pjetër Meshkalla” në Shkodër u mbajt  Panairi i Nismave Rinore kundër Dhunës me Bazë Gjinore, një aktivitet që mblodhi së bashku nxënës nga 11 shkolla të qytetit.

Të rinjtë prezantuan projektet e tyre kreative, duke sjellë qasje të reja e ide konkrete për adresimin e fenomenit të dhunës.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte qe të dëgjohej zëri i të rinjve.

Panairi erdhi si pjesë e përmbylljes së fushatës së “16 Ditëve të Aktivizimit”, me mesazhin se ndryshimi fillon nga vetë të rinjtë që guxojnë të flasin.