Përkujtohet Abdyl Frashëri, personalitet me rëndësi i Rilindjes Kombëtare

Më 11 tetor 1892, ndërroi jetë Abdyl Frashëri.

Emrin e vërtetë e pati Abdullah Hysni. Ishte një nga personalitetet më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare. Në Parlamentin e Parë Osman të vitit 1877 hyri si deputet i Janinës, u zgjodh kryetar i Komitetit të Janinës dhe në dhjetor të po këtij viti, u zgjodh kryetar i Komitetit të Stambollit, që u formua për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Perandorinë Osmane.

Frashëri ishte një nga aktivistët kryesorë të Kuvendit të Prizrenit të krijuar për të mbrojtur trevat shqiptare, si pasojë e firmosjes së Traktatit të Shën Stefanit (1878). Mbrojti idenë e bashkimit të trevave shqiptare në një vilajet, në kuadër të Perandorisë Osmane. Gjatë Kongresit të Berlinit, në emër të Lidhjes, së bashku me Mehmet Ali Vrionin, kreu takime me përfaqësues të Fuqive të Mëdha për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve.

Në qeverinë e drejtuar nga Ymer Prizreni (1881), Abdyl Frashëri mori përgjegjësinë e ministrit të Punëve të Jashtme. Në prill të këtij viti u arrestua. Në gjyqin që u bë në Prizren u dënua me vdekje, por më pas ky vendim u kthye në burgim të përjetshëm. Pasi kreu tre vjet denim, në burgun e kalasë së Prizrenit, u dërgua me qëndrim të detyruar në Ballëkesir dhe në Bandërma.

Në vitin 1886 u lirua me kushtin që të mos merrej me politikë dhe u caktua anëtar i këshillit të qytetit të Stambollit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Falja e gjobave, institucionet kanë 30 ditë afat për të përpiluar listat e përfituesve

Të gjitha gjobat që kanë marrë qytetarët dhe bizneset, të vendosura nga data 1 janar…

6 hours ago

Berisha: Kërkojmë qeveri teknike! Misioni im mbaron kur shqiptarët të votojnë të lirë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë sot thirrje për qeveri teknike me një…

6 hours ago

Shtim i divorceve në Shkodër – Avokati Brunga: Dhuna në familje dhe tradhëtia ndër shkaqet më kryesore

Rastet e divorceve në Shkodër kanë shënuar rritje gjatë viteve të fundit. Kështu shprehet avokati…

6 hours ago

Bimët dekorative – Zona e Dajçit eksportuese në të gjithë Ballkanin

Në dekadën e fundit, banorët e Dajçit kanë braktisur bujqësinë, teksa punishtet e tyre jane…

7 hours ago

Turizëm brigjeve të liqenit të Shkodrës – Plan konkret për zhvillimin nga Malësia e Madhe deri në Shkodër

Në Shkodër po përgatitet plani konkret që synon zhvillimin e turizmit përgjatë gjithë vijës së…

7 hours ago

“Higjiena kibernetike në shkolla” – Aktiviteti nisi me shkollën “Oso Kuka”

 Në një realitet ku fëmijët tanë jetojnë në botë fizike dhe virtuale njëkohësisht, siguria digjitale…

7 hours ago