Përjashtimi i deputetëve të opozitës/ Debate PD-PS në Sekretariatin e Etikës për tensionet e fundit në Kuvend

sekretariati etika

Mbledhja e Sekretariatit të Etikës në Kuvend është shoqëruar me debate mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës teksa është diskutuar mbi përplasjet fizike të seancës së kaluar në Kuvend.

Teksa mazhoranca ka kërkuar përjashtimin e 29 deputetëve, kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe deputetët e tjerë kanë kërkuar të shohin provat, ndërsa drejtuesi i mbledhjes së sotme Ulsi Manja ka paraqitur në ekran përplasjet e deputetëve në Kuvend.

Bardhi i është drejtuar Ulsi Manjës, se deputetës e opozitës janë konsideruar si grup i strukturuar kriminal, ndërkohë që po kërkohet përjashtimi i deputetëve të opozitës pa asnjë aryse.

Na keni quajtur grup të strukturuar kriminal. Por në fakt grup i strukturuar jeni ju. Po përjashtoni opozitën pa asnjë arsye. Ju na thoni që deputetët duhet të sillen si deputet, por harroni që anëtarët e qeverisë tuaj sillen si banditë”, tha Bardhi gjatë debateve në Sekretariatin Etikës në Kuvend.

Nga ana e tij Ulsi Manja ndërpreu seancën dhe tha se do të tërhiqen për të marrë vendimin mbi përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës sa i përket përfshirjes në konflikt fizik në seancën e fundit plenare.