Periudha më e rëndësishme për maturantët / Kadija: Programi më i preferuar i maturantëve ekselentë është mjekësia

MATURANTET

Pasi përfunduan provimet e maturës, për maturantët kjo periudhë është më e rëndësishmja, pasi , duhet të zgjedhin degët e studimit në universitet.

Drejtorja e ZVA Brisela Kadija tregon se nga këshillimi I karrierës me nxënësit, rezulton se programi më i preferuar i maturantëve ekselentë është mjekësia.

Pjesa më e madhe e maturantëve ndjekin studimet në universitetet shtetërore, kryesisht në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Për shkak të këshillimit të karrierës të zhvilluar gjatë vitit shkollor, maturantët janë të gatshëm të fillojnë rrugëtimin e tyre në formimin e mëtejshëm akademik në fusha të ndryshme.