Përfundon censusi i shpendëve ujorë dimërues / Macaj: Rreth 5% më shumë se vitin e shkuar

census shpendet

Ka përfunduar censusi i shpendëve ujorë dimërues i kryer nga Administrata e zonave të mbrojtura Shkodër në bashkëpunim me organizatat partnere.

Përgjegjësi i shërbimit të menaxhimit në Adminisratën e zonave të mbrojtura Shkodër, Tonin Macaj, tregon se censusi u krye në 3 zona të caktuara ndërkohë që nga rezultatet paraprake mendohet që të jetë patur rreth 5% më shumë individë krahasuar me vitin e shkuar.

Risi ishte prania e rritur e rosave si dhe sjellja miqësore e pelikanit në liqen.

Rreth 23 lloje shpendësh janë dimërues përgjatë Liqenit të Shkodrës, ndërsa numri i individëve është rreth 30 mijë!