Përfundon aksioni i IKMT në Theth / Në mbrëmje do të çmontohen vullnetarisht 2 objektet e fundit

thethi ikmt

Këtë fillim jave pritet të përmbyllet zyrtarisht aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, pas një jave ndërhyrjesh nga autoritetet.

Deri në orën 18:00 të kësaj të hëne, është njoftuar që të çmontohen vullnetarisht edhe dy objektet e fundit, për të cilat është lënë afat nga strukturat shtetërore.

Ky aksion i IKMT- së, me mbështetjen edhe të strukturavre të Policisë së Shtetit, ka rezultuar me shembjen e rreth 70 ndërtimeve të paligjshme, të ngritura në territorin e Parkut Kombëtar, duke prekur një nga zonat më të rëndësishme turistike të vendit.

Pas përfundimit të aksionit, Bashkia Shkodër nis menjeherë ndërhyrjen për pastrimin e plotë të inerteve me qëllim vijimin e turizmit në zonë, duke rikthyer në identitet këto pjesë të Thethit.