Përfaqësuesit e shërbimeve sociale të Ulqinit dhe Tivarit vizitë zyrtare në Bashkinë Shkodër

Përfaqësuesit e shërbimeve sociale të Ulqinit dhe Tivarit zhvilluan një vizitë zyrtare në Bashkinë Shkodër, ku u mirëpritën nga Kryetari i Bashkisë, Z. Benet Beci, dhe stafi i shërbimeve sociale
Takimi shërbeu si një mundësi për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në ofrimin e shërbimeve sociale, me qëllim rritjen e cilësisë dhe efikasitetit të tyre. Përfaqësuesit vizituan edhe disa nga qendrat sociale të qytetit, duke u njohur nga afër me shërbimet dhe mbështetjen që ofrohet për qytetarët në nevojë.
Ky bashkëpunim do të ndihmojë në zhvillimin e politikave më efektive për mbështetjen e qytetarëve në nevojë dhe forcimin e lidhjeve mes institucioneve.