Përcillet heroi Arben Anamali / Kapiteni i anijes turistike, “Dëshmor i Atdheut”, humbi jetën duke shpëtuar dy turistë

percillet anamali

Është përcjellë në banesën e fundit Arben Anamali, kapiteni i njërës prej anijeve turistike të bashkisë Shkodër,  që humbi jetën duke shpërtuar dy turistë në liqenin e Shkodrës.

 Homazhe në nderim të të ndjerit  kanë bërë edhe autoritete vendore, të cilët kanë vlerësuar gjestin e rrallë të Arbenit, tashmë i shpallur “Dëshmor i Atdheut”.

Arben Anamali, humbi jetën me 8 korrik në liqenin e Shkodrës.

Ai u hodh të shpëtonte dy turistë të huaj, duke ia dalë, por fatkeqësisht sakrifikoi jetën e tij.

Trupi i pajetë i Arbenit  u gjet mengjesin e ditës së enjte, pas kërkimeve intensive të polumbarëve të FNSH- së, punonjësve të Bashkisë Shkodër dhe banorëve të zonës.

Akti i tij është vlerësuar nga opinioni publik, por edhe autoritete shtetërore si kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci.