Përballimi i pandemive, vendet anëtare të OBSH bien dakord për marrëveshjen historike

OBSH bien dakord

Vendet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë rënë dakord për tekstin e një marrëveshjeje historike mbi mënyrën e përballimit të pandemive të ardhshme, që synon shmangien e gabimeve të bëra gjatë krizës COVID-19.

Pas më shumë se tre vitesh bisedimesh dhe një sesioni të fundit maratonë, delegatët e lodhur në selinë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë më në fund e vulosën marrëveshjen rreth orës 2 të mëngjesit (0000 GMT).

“Sonte shënon një moment të rëndësishëm në udhëtimin tonë të përbashkët drejt një bote më të sigurt. Kombet e botës bënë histori sot në Gjenevë”, tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Pesë vjet pas shfaqjes së Covid-19, i cili vrau miliona njerëz, shkatërroi ekonomitë dhe përmbysi sistemet shëndetësore, një ndjenjë urgjence mbizotëronte mbi bisedimet, me kërcënime të reja që fshiheshin – duke përfshirë gripin e shpendëve H5N1, fruthin, mpoksin dhe Ebolën.

Faza e fundit e bisedimeve u zhvillua gjithashtu nën hijen e shkurtimeve të shpenzimeve të ndihmës së jashtme të SHBA-së dhe kërcënimeve për tarifat mbi produktet farmaceutike.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.