“Me tre përsonat kemi patur një konflikt të çasti dhe nuk jam në gjendje të flas më shumë”.
Kështu është shprehur para hetuesve, 35-vjeçari Dod Gjoka i cili u dhunua dhe u mor peng për rreth dy orë mesditen e së enjtes, pranë parkingut të një lokali në superstraden Lezhë-Milot.
Ndërkohë, policia ka ushtruar kontrolle gjatë gjithë nates me qëllim kapjen e autorëve të kësaj ngjarje, shtetasve me iniciale K. P., B. V. dhe Xh. E banues në Tresh, por blutë nuk kanë arritur ende të bien në gjurmët e tyre.
Dyshimet janë se ata mund të jenë fshehur në zonën e Mirditës, ndërsa në lidhje me ngjarjen po vijojnë hetimet.
Nga veprimet paraprake të kryera, dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur në lidhje me çështjen e HEC-eve që do të ndërtohen në zonen e Kaçinarit në Mirditë, ku një pjesë e banoreve i kundërshtojnë këto projekte.
35-vjeçari Ded Gjoka rezulton të jetë punonjës i sigurisë pranë kompanisë dhe banorët e kanë akuzuar se po ushtron presione ndaj përsonave që janë kundra ndërtimit të hidrocentraleve, ku u zhvillua dhe një protestë të dielën që lamë pas në zonen e Kaçinarit.
Nga terësia e veprimeve hetimore dhe kçyrja e kamerave të sigurisë rezulton se tre autoret të cilët lëvizin me një automjet tip “Benz”, i kanë ndjekur lëvizjet e 35-vjeçarit dhe sapo ka hyrë në parkingun e një lokali në superstraden Lezhë-Milot, janë konfliktuar me të dhe më pas e kanë marrë forcërisht në makinen e tyre dhe janë larguar në drejtim të Mirditës.
Autoret kanë ushtruar dhunë ndaj 35-vjeçarit Dod Gjoka, duke i shkaktuar fraktura të shumta në kokë dhe përballë ndjekjes nga policia pas dy orësh e kanë lënë të lirë në zonën e Rrasfikut në Muirditë dhe më pas janë larguar.
35-vjeçari u mor nga blutë dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në Urgjencen e Spitalit të Lezhës, ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, ndërsa me përmirësimin e gjendjes shëndetësore pritet të merret sërish në pyetje nga hetuesit për të mësuar më tepër detaje rreth ngjarjes.
Sipas të dhënave të fundit nga KQZ, në Shkodër nga kutitë e numëruara deri tani…
Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm për ndeshjen Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset…
Carlo Ancelotti është trajneri i ri i Brazilit. Para se të shpallet largimi i tij…
Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit vijon në të gjithë…
Pak minuta më parë UEFA ka vendosur edhe kryesorin e finales së madhe të Mynihut…
Zhorzh Mendez nuk ka dyshime për lojtarin më të mirë të sezonit që po mbyllet.…
This website uses cookies.