Peizazhe të mrekullueshme në Tokë që duken joreale

Peizazhe te mrekullueshme ne Toke

Peizazhe te mrekullueshme ne Toke

Vetë Toka ofron një mori pamjesh të çuditshme dhe shpeshherë larg reales.

image 47

Wadi Rum, Jordani – Kjo nuk është një foto nga Marsi! Kjo shkretëtirë jordaneze është e vërtetë me gjithë pamjen e saj të mrekullueshme të kuqe.

image 48

Kanioni i Antilopës, SHBA – Format e këndshme të gurit ranor janë produkt i erozionit ujor që ka krijuar këtë formacion unik. Ky kanion në Arizona, i vendosur në territorin Navajo, është bërë një pikë e njohur turistike në SHBA.

image 49

Gejzeri Fluturues, SHBA – Gjatë 40 viteve të fundit, mineralet nga uji gjeotermal kanë formuar një tumë të mbuluar me alga në sipërfaqen e shkretëtirës, duke i dhënë një nuancë shumëngjyrëshe.

image 50

Namib Naukluft Park, Namibi – Peizazhi i këtij parku është i mrekullueshëm me dunat e kuqe të rërës dhe pemët e zhveshura.

image 51

Grand Prismatic Spring, SHBA – Burimi i famshëm i nxehtë në Parkun Kombëtar Yellowstone ka një pamje të çuditshme, plot ngjyra për shkak të baktereve dhe mikrobeve të pigmentuara që kolonizojnë ujërat e ngrohta minerale.