PD Shkodër: Kallëzim për Becin / Në një konferencë për mediat kryetarja Shkreli ka njoftuar nismën
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, është shenjestruar sërish nga kryetarja e PD Shkodër, Eliona Shkreli.
Në një konferencë për shtyp, në emër të PD- së Shkodër, ajo ka bërë thirrje publike drejtuesit të ri të SPAK-ut, Klodian Braho, të nisë hetim për mashtrim dhe fshehje pasurie.
Kryetarja Shkreli ka bërë me dije se Partia Demokratike dega Shkodër me ekspertët e saj po bën gati një tjetër kallzim penal ndaj shtetasit Benet Beci për fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe pastrim parash.
