PD kujton 20 shkurtin, Berisha: Statuja e Enver Hoxhës u zvarrit si shenjë hakmarrje

Sali Berisha tha se statuja

Gjatë fjalës së mbajtur në takimin përkujtimor të ‘Lëvizjes Dhjetor ’90’, për rrëzimin e shtatores së diktatorit Enver Hoxha në shkurt të 91-it, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se statuja e tij u zvarrit nëpër kryeqytet si shenjë hakmarrje.

Berisha tha se ka pasur një debat për caktimin e 20 shkurtit si Dita e Kujtesës Kombëtare, por ajo ditë sipas tij është shpallur zyrtarisht në nderim të vuajtjeve, të sakrificave, marterizimit të të përndjekurve politikë në Shqipëri.

Kreu i PD-së vlerësoi veçanërisht rolin e demokratëve për shmangien e konfliktit civil me forcat e regjimit.

Kjo ditë është shpallur zyrtarisht edhe dita e kujtesës kombëtare, e nderimit të vuajtjeve, të sakrificave, marterizimit të të përndjekurve politikë në Shqipëri. Mirëpo, forcat demokratike nuk u tërhoqën. Ato kanë një meritë të madhe, sepse nuk ranë në lojën e një konflikti civil. Bënë gjithçka dhe shmangën një konflikt civil, por nga ana tjetër bllokuan të gjitha përpjekjet për rikthimin e diktatorit në piedestalin e tij dhe rivendosjen e kultit”, tha Berisha.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.