PD- ASHM takim me biznesmenë / Oratorët nënvizuan se programi përfshin një sërë masash për sipërmarrjen

bardhi takim biznes

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, i shoqëruar nga drejtuesi politik, Luçiano Boçi dhe ekipi i “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” zhvilluan një takim me biznesmenë dhe sipërmarrës të Shkodrës, ku prezantuan programin ekonomik të PD-së.

Kandidati Spahia ndau vizionin e PD-së  për një qeverisje që vendos në qendër zhvillimin e prodhimit vendas dhe nxitjen e eksporteve, duke e trajtuar sektorin privat si një partner strategjik dhe jo si armik.

Programi i Partisë Demokratike përfshin një sërë masash konkrete për lehtësimin e barrës fiskale dhe nxitjen e investimeve.

 Shkodra, si një qendër e rëndësishme ekonomike dhe kulturore, ka potencial të madh për t’u bërë një shembull i suksesit të modelit “Made in Albania”,  theksoi Spahia në mbyllje.