Pavarësia dhe çlirimi në ekspozitë – Muzeu Historik çeli ekspozitën “Dy kohë në një” për festat kombëtare

pavaresia dhe clirimi

Figura historike që revokojnë periudhën e pavarësisë dhe çlirimit u ekspozuan në mjediset e Muzeut Historik të Shkodrës në kuadër të festave kombëtare.

Ato janë vepra artistike të piktorëve të njohur si: Ismail Lulani, Ali Miruku, Angjelin Dodmasej etj.

Përgjegjësi i Muzeut, Parmeza, shprehet se ekspozita synon të përcjellë frymën e atdhedashurisë, përmes ngjarjeve historike të kombit.

Ekspozita “Dy kohë në një” do të jetë e hapur deri më 30 nëntor.