Pasurohet fondi i veprave të artit / Galeria e Arteve në Shkodër përmban mbi 800 vepra

fatmir juka dr

Galeria e Arteve të Shkodrës ruan dhe pasuron trashëgiminë artistike shqiptare me një fond prej mbi 800 veprash arti, të cilat përfaqësojnë të gjitha etapat e artit pamor shqiptar.

Ky fond, që pasurohet çdo vit me vepra cilësore, përfshin punime të artistëve jo vetëm nga Shkodra dhe nga zona të tjera të shqiptare,  por edhe të huaj.

Në koleksionin e Galerisë gjenden edhe vepra të disa prej emrave më të njohur të pikturës dhe skulpturës kombëtare, duke e bërë atë një arkiv të rëndësishëm të artit shqiptar.

Viti që po mbyllet , 2025, ka shënuar disa aktivitete të rëndësishme  në Galerinë e Arteve të Shkodrës.

Përveç eskpozitave tradicionale si “Çmimi Idromeno” e “Salloni I Vjeshtës”  kanë qënë  të shpeshta edhe ekspozitat personale të autorëve që përfaqesonin artin bashkëkohor.