Një album fotografik që do të prezantojë historinë e folklorit në qarkun Shkodër, është kjo nisma më e re e Këshillit të Qarkut Shkodër. Kryetari i saj, Edmond Ndou ka zhvilloi një takim me profesor Ridvan Karakaçin dhe studiuesin Maxhid Cungu, për të konkretizuar projektin me fokus dokumentimin dhe promovimin e pjesëmarrjes së Ansamblit Folklorik të Qarkut Shkodër në të gjitha Festivalet Folklorike Kombëtare të Gjirokastrës ndër vite. Kreu i qarkut Ndou e ka ndarë lajmin në rrjetin social facebook, ku ndër të tjera shkruan: “Kënaqësi ta nisësh ditën me dy intelektualë, zotërinj të nderuar të Shkodrës, profesor Ridvan Karakaçin dhe studiuesin Maxhid Cungu. Si Këshill Qarku nisim një projekt të rëndësishëm që ka në fokus dokumentimin dhe promovimin e pjesëmarrjes së Ansamblit Folklorik të Qarkut Shkodër në të gjitha Festivalet Folklorike Kombëtare të Gjirokastrës ndër vite. Diskutuam mbi këtë projekt, ku do të punojmë së bashku qe përmes tij të nxjerrim në pah figurat kryesore të artit folklorik që kanë kontribuar në ruajtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë sonë të pasur kulturore. Kjo punë e nisur, në përmbyllje kam bindjen se do të jetë pasaporta e vlerave tona më të mira si qark, ku Shkodra, Malësia e Madhe, Vau Dejës, Puka e Fushë Arrëzi prezantojnë një ansambël të vërtetë. Atë që bënë të parët tanë, sot kemi ne detyrën ta vijojmë, duke ruajtur e trashëguar këto vlera artistiko – kulturore!)
Albumi do të paraqesë të gjitha fazat e përgatitjes për Festivalin e këtij viti, si dhe një përmbledhje të pjesëmarrjeve të mëparshme, duke përfshirë edhe kontributet e spikatura të artistëve ndër vite. Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe festivalit të fundit, Fest Folk, i cili sapo është zhvilluar me sukses dhe përbën një hap të rëndësishëm për promovimin e folklorit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Blloku i pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” ka qënë ndalesa e radhës e kandiatëve të…
Si kandidate e Partisë Demokratike për zonën e Anës së Malit dhe si bijë e…
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ishte një kombinim mes festës, kujtesës historike dhe pranisë së vizitorëve…
Shkodra është qyteti që i ka dhënë vendit jo vetëm zërat më të bukur, por…
Maturantët që kanë mbushur 18 vjeç dhe do të ushtrojnë të drejtën e votës për…
Me afrimin e sezonit të veror, ADZM Shkodër ka marrë masa konkrete për parandalimin e…
This website uses cookies.