Pastrohet bora në segmentin Qafë Thorë–Theth, vijon zgjerimi i rrugës
Ka përfunduar pastrimi i borës së rënë nga ortekët në segmentin rrugor Qafë Thorë–Theth, ndërsa aktualisht po vijojnë punimet për zgjerimin e pjesës kaluese në drejtim të Thethit.
Autoritetet bëjnë me dije se rruga është e hapur për qarkullim, por për shkak të punimeve në terren dhe pranisë së ngricave, drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar. Aktualisht është e domosdoshme përdorimi i gomave me zinxhirë për qarkullimin në këtë segment.
Shërbimet e mirëmbajtjes mbeten në terren për të garantuar sigurinë dhe përmirësimin e kushteve të lëvizjes, ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve të respektojnë udhëzimet dhe sinjalistikën rrugore.
