PASTRIMI I SHKODRËS NË SEZONIN VEROR/ Dyfishohen frekuencat, gjoba për biznese dhe qytetarë

pastrimi

pastrimi

Këtë sezon frekuencat e pastrimit në Shkodër dhe rrethina janë shtuar. Nga 2 herë në javë, njësitë administrative tashmë është kërkuar të kenë frekuenca 3-4 herë, ndërsa Velipoja pastrohët  4 herë në ditë

Sfidë për Bashkinë Shkodër mbeten hotspotet

Disiplinimi i bizneseve për orarin e nxjerrjes së mbetjeve mbetet i vështirë.

Fasoneritë duhet të kryejnë pastrimin me operatorë të tretë, pasi Landfildi në Bushat nuk i pranon këto mbetje

Krahas frekuencave këtë sezon pesha e transportit të mbetjeve është rritur me të paktën 20%

Hartimi i rregullores së re do zgjidhë në mënyrë përfundimtare çwshtjen e pastrimit në Shkodër.

Krahas penaliteteve që janë ndërmarrë gjatë këtyre javëve për bizneset, në Shkodër ka nisur aplikimi i gjobave edhe për qytetarët ku janë konstatuar disa raste të tilla.