Pastrimi i kolektorëve të qytetit / Procesi ka vijuar në Unazën Përendimore me pastrimin e 4 kolektorëve

Bashkia Shkodër ka nisur një aksion të rëndësishëm pastrimi në kolektorët e unazës perëndimore të qytetit.
Përgjegjësi i sektorit të ujitjes pranë Bashkisë, Muhamed Muça, bëri të ditur se ndërhyrja është përqendruar në hapjen dhe pastrimin e katër kolektorëve, nga zona e Xhabijes deri në fund të lagjes Dobraç.
Sipas tij, këta kolektorë nuk ishin pastruar asnjëherë më parë, çka kishte krijuar probleme të vazhdueshme me evadimin e ujërave të bardha, veçanërisht gjatë reshjeve.
Ndërhyrja aktuale synon të zgjidhë përfundimisht këtë situatë, duke përmirësuar ndjeshëm sistemin e kullimit për një pjesë të madhe të qytetit. Njëkohësisht, Bashkia ka vijuar me hapjen dhe pastrimin e kanaleve kulluese në disa njësi administrative të Shkodrës, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës ujitëse dhe mbështetjen e bujqësisë në këto zona. Këto ndërhyrje janë pjesë e një programi më të gjerë për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin e sektorit bujqësor në territorin e bashkisë Shkoder