Pastrimi i kanaleve kulluese / Punohet në zonat me risk të lartë përmbytjeje, në fokus parandalimi
Pastrimi i kanaleve kulluese në njësitë administrative, si dhe në zonën e harkut të Berdicës ka dhënë efektet e veta, duke shmangur krijimin e situatave problematike nga përmbytjet në zonën e Nënshkodrës.
Përgjegjësi i Ndërmarrjes së Shërbimeve dhe Punëve Publike në Bashkinë Shkodër, Muhamet Muça bën me dije se ndërhyrjet kanë përmirësuar ndjeshëm rrjedhjen e ujërave dhe kanë ulur rrezikun e përmbytjeve në këto zona.Sipas tij vetëm gjatë vitit 2025 u pastruan 97 mijë metra linearë kanale kulluese.
Ndërkohë puna vazhdon pa ndërprerje në zonat me rrisk të lartë përmbytjeje shprehet Muça.
Ndërhyrje të tilla po kryhen në disa zona të Njësive Administrative të Bashkisë Shkodër si kërkesa të domosdoshme në shërbim të komunitetit.
