Pasojat e Covid-it, mjekja pneumologe: Ka rritur numrin e sëmundjeve kronike te njerëzit

Mjekja pneumologe Silvana Sadria ka deklaruar se covidit janë shfaqur një sërë sëmundjesh kronike te njerëzit.

Duke folur për emisionin “Jetë Shqiptare”, Sadria theksoi se pas covidit është rritur numri i sëmundjet kronike si kardiovaskulare dhe polmunare.

Covidi ka ndryshuar shumë. Ato që janë rritur janë sëmundjet kronike. Kryesisht janë sëmundjet kardiovaskulare, polmunare, rritje të vogël kanë edhe te kancerat. Ndoshta kjo  për disa arsye, ndoshta më parë nga mosdiagnositikimi i periudhës kur ishim të mbyllur u detyruam duke bërë që njerëzit të stopoheshin të mos diagnozistikoheshin duke u fokusuar te covidi, kanë qëlluar raste të reja më vonë. Trendi është njësoj siç edhe në pjesën tjetër të botës apo ndërrajonale. Sëmundjet e rritura janë kardiovaskulare”, tha Sadria.

Ajo vuri në dukje se nga komplikacionet që ka krijuar covidi, ka përshpejtuar edhe shumë sëmundje të tjera.

Sipas Sadrias, këto janë pasojat afatgjata të covidit por ka edhe faktorë të tjerë që ndikojnë në rritjen e këtyre sëmundjeve, ndërsa shpjegoi se kategoria më e prekur është ajo e moshës së tretë.

Komplikacionet që ka lënë nga pjesa e covidit një nga këto janë kardiovaskularet apo sëmundje metabolitike siç është diabeti. Këto reflektohen direkt në buxhet sepse janë sëmundje që pacientët kanë një rimbursim të caktuar. Covidi bëri diçka që disa sëmundje nuk do të shfaqeshin asnjëherë nëse nuk do të ishte covidi, por ka studime që covidi mund të ketë përshpejtuar një diabet të fshehur, një sëmundje kardiovaskulare. Janë pasojat afatgjatë të covidit, ku një person vijon me marrje fryme, diku me djersë, diku me lodhje apo të sistemit nervor. Ndërsa sëmundjet kronike janë pasojat e lënë nga covidi. Këtu ka edhe faktorë jo vetëm që vijnë nga covidi, por edhe nga ndryshimi i stilit të jetesës, mënyrës se si punojmë, të ndotjes së ambientit. Disa lloj faktorësh që rrisin sëmundshmërinë kronike”, shpjegoi Sadria.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Beci: Votë masive për vijëmësinë/Drejtuesi politik i PS-së dhe kandidatët për deputetë tek blloku i pallateve “Isuf Sokoli”

Blloku i pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” ka qënë ndalesa e radhës e kandiatëve të…

7 hours ago

Mehmeti: Po hidhet “asfalt elektoral”/Kandidatja e PD- ASHM: Rruga që ndërtohet sot për votën, do shkatërrohet nesër

Si kandidate e Partisë Demokratike për zonën e Anës së Malit dhe si bijë e…

8 hours ago

Festë për punëtorët dhe lule për qytetin/1 Maji krijoi atmosferë dhe gjallëri në rrugët e Shkodrës

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ishte një kombinim mes festës, kujtesës historike dhe pranisë së vizitorëve…

9 hours ago

Shkodrani që i dha Jazz-in Shqipërisë/Gaspër Çurçia solli një frymë të re muzikore gjatë viteve të zymta të vendit

Shkodra është qyteti që i ka dhënë vendit jo vetëm zërat më të bukur, por…

9 hours ago

Maturantët votojnë për herë të parë/Program edukimi në shkollat e Shkodrës për zgjedhjet

Maturantët që kanë mbushur 18 vjeç dhe do të ushtrojnë të drejtën e votës për…

9 hours ago

Masat parandaluese ndaj zjarreve/ Shkodër bashkëpunim me zjarrfikësit dhe bashkitë për menaxhimin e rrezikut

Me afrimin e sezonit të veror, ADZM Shkodër ka marrë masa konkrete për parandalimin e…

9 hours ago