Pasioni për kitarën dhe dashuria për shahun, Dionis Berisha nga Prizreni, pjesëmarrës në “Pjetër Gaçi”

pasioni per kitaren

Në skenën e edicionit të 24-të të konkursit ndërkombëtar të muzikës klasike “Pjetër Gaci” në Shkodër, spikati sërish talenti i një të riu nga Prizreni: Dionis Berisha.

18-vjeçari rikthehet për të dytin vit radhazi në këtë garë të rëndësishme muzikore, duke sjellë me vete jo vetëm emocionet e një interpretimi të pastër në kitarë, por edhe përvojën e një pjesëmarrjeje të mëparshme mjaft të suksesshme.

Dionisi, i cili ka nisur të luajë që në moshë të vogël, e konsideron kitarën si pjesën më të dashur të jetës së tij.

Pasioni im për kitarë ka nisur përafërsisht 10 vite më parë duke dëgjuar rrokband. Me ato kam filluar hapat e para të miat të muzikës klasike. Tani jam sërish konkurrent”, tha Berisha.

Përveç muzikës, ai ushqen pasion edhe për sportin, ku vend të veçantë zë loja e shahut, një tjetër fushë ku kërkohet përqendrim, durim dhe mjeshtëri.

Më pëlqejnë sportet e ndryshme, shah më shumë. Më pëlqen të merrem edhe me histori dhe antikitet, prej babit pasi punon kështu”, tha ai.

Dionis Berisha përfaqëson një shembull të bukur të rinisë që ndërthur artin dhe intelektin, duke dëshmuar se muzika klasike vazhdon të frymëzojë dhe të tërheqë talentet më të mirë nga gjithë hapësira shqiptare.