Pashkët e para në Shkodër – Imzot Peragine, rrëfim i veçantë në podcastin e Dioqezës

Imzot Giovanni Peragine do të kremtojë për herë të parë Pashkët në Shkodër si Arqipeshkëv Metropolit i Dioqezës Shkodër-Pult, duke shënuar një moment të rëndësishëm për komunitetin katolik të qytetit.
Në një podcast të Arqidioqezës, nën moderimin e Dom Mark Pashkja, ai ndau reflektime mbi shërbimin e tij në Shqipëri.
Gjatë intervistës, Arqipeshkëvi Peragine e cilësoi Shkodrën si “tokë të shenjtë”.
Imzot Peragine gjithashtu u ndal në fenomenin e emigrimit duke theksuar se e ardhmja e Shqipërisë është në duart e vetë shqiptarëve.
Në përfundim të intervistës, Imzot Giovanni Peragine përcolli urimin e tij për festën e Pashkës.