Pas Vlorës, Ivanka Trump në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Pas vizitës së saj në Vlorë, ku inspektoi zona me potencial turistik dhe zhvillim strategjik, Ivanka Trump, vajza e Presidentit amerikan Donald Trump, mbërriti sot në Tiranë.
Në kryeqytet, ajo u prit në Kryeministri nga kryeministri Edi Rama, në një takim që vjen pas interesimit të saj për mundësitë e investimeve në jug të vendit. Vizita e Ivanka Trump në Shqipëri po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie.
Në Vlorë, Ivanka Trump u shoqërua nga arkitektë të njohur dhe vizitoi Manastirin e Zvërnecit, Porto Novën, Dalanin dhe ishullin e Sazanit. Po ashtu, mbrëmjen e djeshme ajo zhvilloi edhe një darke me kryeministrin Rama.
Vajza e Presidentit amerikan inspektoi nga afër vijën bregdetare dhe hapësirat përreth hidrovorit në Akerni, një territor i njohur për potencialin e tij të lartë në zhvillimin e turizmit elitar dhe investimeve strategjike.
