Pas 25 vitesh, bora mbulon rrugët në Marok
Banorët e qytetit maroken Oudja u gëzuan me një spektakël të rrallë dimëror, ndërsa bora mbuloi rrugët për herë të parë në 25 vjet.
Reshjet e borës filluan të martën në mbrëmje, duke lënë rreth 2 centimetra borë në qendër të qytetit, ndërsa fshatrat përreth si Tinisan dhe Touissit regjistruan lartësi më të larta (7-10 cm), sipas Arabia Weather.
Shërbimi meteorologjik i Marokut njoftoi se vala e të ftohtit pritet të godasë disa provinca deri të dielën, më 11 janar.
Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë njoftoi sot, të enjten, më 8 janar, se në disa provinca temperatura do të arrijë deri në -8 gradë.
Kushtet e ngjashme të motit pritet të prekin provincat Tingier, Al Haouz, Sisawa, Azilal, Beni Mellal, Khenifra, Midelt, Boulemane dhe Sefrou.
