“Partneritet për Evropën”/ Mbyllet konferenca ballkanike në kuadër të Procesit të Berlinit

konferenca partneritet

konferenca partneritet

Ka mbyllur punimet në Tiranë konferenca e 7-të shkencore e përbashkët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Konferenca “Partneritet për Ekselencë dhe Partneritet për Evropën” u zhvillua në Akademinë e Shkencave, ku kreu i saj, Skënder Gjinushi, shprehu vlerësimin për këtë konferencë dhe theksoi se sa si rëndësishëm është Procesi i Berlinit.

Punimet e konferencës i hapi i Federika Mogerini (o. Federica Mogherini), rektore e Kolegjit të Evropës.

Procesi i Berlinit është një nismë qeveritare, që mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe nxit bashkëpunimin rajonal në Evropën Juglindore. Ky kapitull i Procesit të Berlinit koordinohet nga Akademia Kombëtare Gjermane e Shkencave. 

Konferenca u fokusua në tri çështje:

  1. Vlerësimi i progresit të arsimit të lartë, kërkimit dhe inovacionit të Ballkanit dhe Europës Juglindore drejt integrimit në konturet arsimit, kërkimit dhe inovacionit të Bashkimit Europian. 
  2. Krijimi i ekselencës në Ballkan nëpërmjet bashkëpunimeve në kërkimin shkencor, inovacionin dhe metodikat arsimore të arrira.
  3. Zhvillimi i skemave të personalizuara të lëvizshmërisë për studentët, studiuesit dhe profesionistët, duke përfshirë (ri-)lidhjen e akademikëve të diasporës me vendet e tyre të origjinës.