Partizani, Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo City janë katër skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë për edicionin 2024-2025.
Partizani kaloi në fazën tjetër pas një fitoreje 2-1 ndaj Laçit në stadiumin “Arena e Demave”. Ndeshja e parë mes dy skuadrave ishte mbyllur në barazim 0-0, duke e bërë këtë ndeshje, vendimtare për kualifikimin.
Vllaznia siguroi kualifikimin në “Loro Boriçi” ndaj AF Elbasanit, vetëm pas goditjeve të penalltive. Ndeshja e rregullt u mbyll me barazimin spektakolar 3-3, ndërsa në sfidën e parë skuadrat kishin barazuar 0-0. Në serinë e penalltive, shkodranët triumfuan me rezultatin 5-4.
Në ndeshjet e zhvilluara sot, Egnatia dhe Dinamo City siguruan dy biletat e fundit për gjysmëfinalet.
Egnatia eliminoi Bylisin, pasi fitores 3-1 në ndeshjen e parë. Në përballjen e kthimit, sfida përfundoi në barazim 2-2, duke konfirmuar kështu kualifikimin e rrogozhinasve në fazën tjetër të këtij kompeticioni.
Koha e rregullt e ndeshjes Skënderbeu – Dinamo City u mbyll 0-2 dhe takimi shkoi në shtesë. Skuadra e Ilir Dajës shënoi edhe dy gola të tjerë dhe në fund sfida u mbyll 0-4, me skuadrën e Dinamo City që siguroi kualifikimin në gjysmëfinale.
Një ditë përpara se qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit, Radio Televizioni Shqiptar shpjegon për…
përgatitjen e talenteve që kanë furnizuar Vllazninë, Superioren, Kombëtaren, madje edhe kampionatin italian, klubi shkodran,…
Kënga fituese në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurosong…
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve këtë të shtunë kanë mbërritur rreth 8 mijë vota të…
Në zgjedhjet Parlamentare të 11 majit 2025 në Qarkun Shkodër kanë të drejtë vote 261…
Në qarkun Shkodër, 8 Komisionet Administrimit Zgjedhor kanë bërë gati materialet për t’i shpërndarë drejt…
This website uses cookies.