Parlamenti i Republikës do të nisë punën pasditen e 20 janarit dhe pritet të ketë vetëm pak javë aktive, për shkak se duhet të shpërndahet në pranverë, duke i paraprirë zgjedhjeve politike të 11 majit.
Ndërsa deputetët bëhen gati të nisin periudhën më të fortë politike brenda në Kuvend, administrata e tij ka bërë bilancin statistikor të punës së kryer gjatë vitit 2024.
Sipas të dhënave zyrtare, Kuvendi është mbledhur në 41 seanca plenare, mes të cilave ka pasur dy mbledhje të posaçme plenare.
Në Kuvend gjatë vitit të kaluar janë bartur 103 projektligje, të cilat duhet të ishin miratuar në vitin 2023 dhe çfarë është më interesante është statistika që jepet për shkeljet e kryera nga deputetët.
Të dhënat tregojnë se gjatë vitit 2024 deputetët kanë kryer 57 shkelje të rënda gjatë seancave plenare, që janë pasuar me përjashtimet e deputetëve të opozitës 57 here nga komisionet apo proceset e votimit.
Sipas të dhënave në parlament është vënë në funksion 57 herë mekanizmi i përjashtimit dhe këto kanë qenë ditët kur opozita protestonte deri në djegien e karrigeve në sallë.
Nisja e një sesioni të ri politik që i paraprin zgjedhjeve pritet ta bëjë më dinamike sallën dhe komisionet e Kuvendit të Shqipërisë.
Blloku i pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” ka qënë ndalesa e radhës e kandiatëve të…
Si kandidate e Partisë Demokratike për zonën e Anës së Malit dhe si bijë e…
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ishte një kombinim mes festës, kujtesës historike dhe pranisë së vizitorëve…
Shkodra është qyteti që i ka dhënë vendit jo vetëm zërat më të bukur, por…
Maturantët që kanë mbushur 18 vjeç dhe do të ushtrojnë të drejtën e votës për…
Me afrimin e sezonit të veror, ADZM Shkodër ka marrë masa konkrete për parandalimin e…
This website uses cookies.