Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh si dhe vranësira mesatare deri të dendura fillimisht në jug e më pas në pjesën më të madhe të territorit.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar fillimisht në jug e nga orët e mesditës e pasdite në pjesën më të madhe të territorit.
Nga orët e pasdites reshjet parashikohen me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit përgjatë Ultësirës Perëndimore me intensitet lokalisht deri mesatar. Nga orët e mbrëmjes ndërprerje graduale e reshjeve.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera-herës fiton shpejtësi 8-10 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 9/21 | Diell re shi |
Kukës | 7/20 | Diell re shi |
Lezhë | 9/20 | Diell re shi |
Dibër | 4/19 | Diell re shi |
Durrës | 7/22 | Diell re shi |
Tiranë | 11/20 | Diell re shi |
Elbasan | 7/22 | Diell re shi |
Berat | 9/22 | Diell re shi |
Vlorë | 10/20 | Re shi diell |
Korçë | 5/15 | Re shi diell |
Gjirokastër | 7/19 | Re shi diell |
Sarandë | 8/21 | Re shi diell |
Kryetarja e grupit të anëtarëve të Këshillit Bashkiak të PD-së, Irena Shala-Shestani, ka reaguar ndaj…
Olivos ku Diego Maradona u operua për herë të fundit më 3 nëntor të 2020…
Nga Hasi, mes emocionesh, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, zhvilloi një komunikim të…
Rritja e taksave dhe tarifave, pensionet e ulëta që nuk mbyllin as shërbimet bazike dhe…
I veçantë ishte takimi i radhës i kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Ted Kopliku.…
Nëpërmjet fuqizimit të vajzave dhe grave u zhvillua në gjimnazin “28 Nëntori” Shkodër faza finale…
This website uses cookies.