Parashikimi i motit, e premte, 20 dhjetor 2024

sh5

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte të atmosferike paqëndrueshme.

Moti parashikohet i vranët dhe me intervale të shkurtra me diell. po ashtu, parashikohet dhe prezencë e reshjeve të shiut me intensitet të ulët e të herëpashershëm që në orët e para të mëngjesit, më pas reshjet pritet të shtrihen gradualisht në pjesën më të madhe të territorit.

Në mesditë, reshjet pritet të jenë të herëpashershme në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët ndërsa në veriperëndim e jugperëndim reshjet fitojnë intensitet mesatar e hera-herës deri të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në Alpe dhe në zonat malore pritet të ketë mbi 100 metra reshje bore.

Era pritet të fryjë me drejtim kuadrati jug me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare në momentin e zhvillimit të vranësirave, era pritet të fitojë shpejtësi deri në 20m/sek, duke sjell valëzimin në det me forcën 4-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër4/15Re shi
Kukës-1/6Re shi/borë
Lezhë4/13Re shi
Dibër1/12Re shi/borë
Durrës8/18Re shi
Tiranë7/18Re shi
Elbasan4/15Re shi
Berat3/16Re shi
Vlorë7/17Re shi
Korçë-1/8Re shi/borë
Gjirokastër0/9Re shi
Sarandë8/19Re shi