Parashikimi i motit, e mërkurë, 6 shtator 2023

mp3

mp3

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë juglindore.

Moti parashikohet i vranët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa nuk do të mugnojnë edhe intervalet afatshkurtra me diell kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore. Vranësirat e dendura në zonën e jugut dhe kryesisht juglindjes do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në mënyrë të izoluar dhe periudha tepër afatshkurtra këto reshje në këto zona në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë relativisht intensive me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-10m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era intensive dhe relativisht problematike dhe shpejtësi deri 12-16m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër23/32Re
Kukës15/29Re
Lezhë22/31Re
Dibër16/31Re
Durrës22/35Re
Tiranë22/35Re
Elbasan20/33Re
Berat22/32Re
Vlorë22/29Re
Korcë14/25Re shi
Gjirokastër17/29Re shi
Sarandë19/30Re