Parashikimi i motit, e mërkurë, 27 shtator 2023

mp3 3

mp3 3

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me alternime vranësirash e kthjellime. Vranësirat e dendura do të jenë më tepër të theksuara përgjatë relieveve malore në lindje dhe zonën e jugut. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe në mënyrë të izoluar deri mesatar në formën e shtrëngatave. Mjegullinë nga reshjet e shiut në zonën e jugut.               

Era do të fryjë me drejtim veri-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, përgjatë vijës bregdetare kryesisht në bregdetin perëndimor dhe zonat luginore era do te jete relativisht intensive dhe shpejtësi 10-12 m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër13/25Diell re
Kukës13/25Re diell
Lezhë15/25Diell re
Dibër11/23Re diell
Durrës17/29Diell re
Tiranë18/26Diell re
Elbasan15/28Diell  re
Berat16/26Diell re
Vlorë18/28Diell re/shi
Korçë10/24Re shi / diell
Gjirokastër14/26Diell / re shi
Sarandë16/27Diell / re shi