Parashikimi i motit, e mërkurë, 20 shtator 2023

mp3 2

mp3 2

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do  të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura. Vranësirat në relievet malore kryesisht në lindje të territorit do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, në bregdetin veriperëndimor dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 6-8m/sek.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër20/32Diell re
Kukës14/30Diell  re shi
Lezhë20/31Diell  re
Dibër15/29Diell  re shi
Durrës19/31Diell  re
Tiranë22/33Diell  re
Elbasan18/33Diell  re
Berat18/33Diell  re
Vlorë18/30Diell  re
Korçë14/27Diell  re shi
Gjirokastër14/33Diell  re
Sarandë16/28Diell  re