Parashikimi i motit, e mërkurë, 18 tetor 2023

shkodra dimer

shkodra dimer

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i vranët e me intervale kthjellimesh. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri në mesatar kryesisht në relievet malore të vendit. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 7-10m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë  i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër10/15Diell re
Kukës4/11Diell re shi
Lezhë11/15Diell re
Dibër4/11Diell re shi
Durrës12/19Diell re
Tiranë12/20Diell re shi
Elbasan13/22Diell re shi
Berat12/21 Diell re shi
Vlorë12/20Diell re
Korçë6/15Diell re shi
Gjirokastër11/22Diell re
Sarandë14/22Diell re