Parashikimi i motit, e martë, 5 nëntor 2024

p2

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i aktivitetit anticiklonar si dhe i masave ajrore të thata me origjinë veriperëndimore. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në pjesën e parë të ditës kryesisht në relievet malore të territorit. Mjegull e dendur, mjegullinë në orët e mbrëmjes dhe mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim me drejtim verilindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë veriperëndimor dhe zonat luginore kryesisht në pjesën e parë të ditës era hera-herës fiton shpejtësi 10-12 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër5/20Diell
Kukës2/15Diell
Lezhë12/19Diell
Dibër1/16Diell
Durrës8/25Diell
Tiranë9/23Diell
Elbasan8/23Diell
Berat5/24Diell
Vlorë9/21Diell pak re
Korçë4/14Diell pak re
Gjirokastër3/23Diell pak re
Sarandë10/22Diell