Parashikimi i motit, e hënë, 21 prill 2025

p7

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet ngas kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët e gradualisht në orët e mesditës shtim vranësirash mesatare deri të dendura në një pjesë të madhe të territorit. Prej orëve të mesditës deri në orët e pasdites vonë në relievet kodrinore – malore të vendit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 3 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare do të fitojë shpejtësi 4-6 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të  forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër11/27Diell re shi
Kukës9/25Diell re shi
Lezhë12/26Diell re shi
Dibër9/25Diell re shi
Durrës11/27Diell re
Tiranë12/28Diell re shi
Elbasan11/28Diell re shi
Berat9/29Diell re shi
Vlorë13/25Diell re
Korçë8/24Diell re shi
Gjirokastër11/27Diell re shi
Sarandë12/25Diell re