Parashikimi i motit, e hënë, 16 dhjetor 2024

dimer1

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë parashikohet do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me masa ajrore të ftohta.

Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore në pjesën e parën e parë të ditës.

Mjegull e dendur lokale / mjegullinë  kryesisht në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era parashikohet të fryjë me drejtim veri-verilindje  me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimor era fiton shpejtësi 12-15 m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër4/12Diell pak re
Kukës0/9Diell pak re
Lezhë3/11Diell pak re
Dibër-1/9Diell pak re
Durrës6/15Diell pak re
Tiranë7/14Diell pak re
Elbasan3/13Diell pak re
Berat6/16Diell pak re
Vlorë6/15Diell pak re
Korçë-1/9Diell pak re
Gjirokastër3/12Diell pak re
Sarandë6/16Diell pak re