Parashikimi i motit, e enjte, 28 shtator 2023

mp4 2

mp4 2

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të relativisht të thata me origjinë veriore.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Në orët e mesditës dhe pasdites në relievet kodrinore – malore të vendit kryesisht në jug dhe lindje alternime vranësirash hera-herës deri të dendura. Këto vranësira në relievet malore në jug do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe intensitet të ulët.                  

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër17/27Diell
Kukës13/26Diell re
Lezhë20/28Diell
Dibër11/23Diell re
Durrës18/30Diell
Tiranë17/30Diell re
Elbasan16/33Diell re
Berat15/31Diell re
Vlorë17/29Diell re shi
Korçë12/23Diell re shi
Gjirokastër13/30Diell re shi
Sarandë17/27Diell re