Parashikimi i motit, e enjte, 24 tetor 2024
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme me mbizotërim të motit të kthjellët gjatë gjithë ditës ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në formën e reve të larta transparente.
Mjegullinë lokale në orët e mëngjesit.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-5 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 10/24 | Diell pak re |
| Kukës | 5/18 | Diell pak re |
| Lezhë | 9/23 | Diell pak re |
| Dibër | 5/17 | Diell pak re |
| Durrës | 12/24 | Diell pak re |
| Tiranë | 13/24 | Diell pak re |
| Elbasan | 12/25 | Diell pak re |
| Berat | 8/25 | Diell pak re |
| Vlorë | 13/24 | Diell pak re |
| Korçë | 4/17 | Diell pak re |
| Gjirokastër | 6/25 | Diell pak re |
| Sarandë | 12/25 | Diell pak re |
