Parashikimi i motit, 16 tetor 2023

kalaja rozafa

kalaja rozafa

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet në orët e para të 24 orëshit i vranët e reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Më pas parashikohet mot me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura. Në momentin e vranësirave të dendura, parashikohen reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra në zonën e qendrës dhe kryesisht zonën e jugut.

Parashikohet mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut kryesisht në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 12-16 m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë  i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër17/25Re shi diell
Kukës6/19Re shi diell
Lezhë15/25Re shi diell
Dibër7/20Re shi diell
Durrës18/26Re shi diell
Tiranë18/25Re shi diell
Elbasan17/26Re shi diell
Berat14/26Re shi diell
Vlorë17/25Re shi diell
Korcë6/20Re shi diell
Gjirokastër11/26Re shi diell
Sarandë17/24Re shi diell