Parandalohet një ngjarje kriminale – Arrestohet 29 vjeçari  nga Shkodra,  po dhunonte dhe kërcënonte të atin për ta vrarë

policia shkoder 23

Uniformat blu kanë parandaluar një ngjarje kriminale në familje në qytetin e Shkodrës, ku një person po kërcënonte babain e tij për ta vrarë.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka dhënë detaje për ngjarjen, nëpërmjet komunikatës për shtyp.

Kështu, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas njoftimit të marrë se një shtetas, banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, po dhunonte babanë e tij dhe e kërcënonte atë, për ta vrarë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Falë veprimeve të shpejta profesionale të shërbimeve të Policisë u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. L., 29 vjeç.

Ky shtetas po dhunonte dhe kishte dëmtuar me mjet prerës, babanë e tij, shtetasin N. L., 61 vjeç, si dhe e kërcënonte atë, për ta vrarë.

Si pasojë e dëmtimeve, 61-vjeçari u dërgua në spital dhe pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore është larguar në banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, njofton policia.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.