Parandalimi i zjarreve në zonat e mbrojtura – Dardha: Kemi ngritur ekipe vullnetare zjarrfikëse

dardha zjarret

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura në Shkodër ka ndërmarrë një sërë masash për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve, veçanërisht gjatë sezonit të verës, ku rreziku është më i lartë.

Ndër këto masa përfshihet edhe ngritja e ekipeve vullnetare zjarrfikëse, bën të ditur titullari i ADZM Shkodër, Agim Dardha.

Gjithashtu, ADZM në planin e masave ka përfshirë edhe tabela, informuese dhe orientuese në  Parkun Kombëtar të Alpeve.

Në këtë plan masash, sipas titullarit Agim Dardha, është bashkëpunuar me institucione të tjera, për zbatimin e planeve të menaxhimit dhe për të siguruar mbrojtjen e zonave të mbrojtura.