“Paraja rrëfen” 100 vjet histori / Ekspozitë në Shkodër  në kuadër të krijimit të Bankës së Shqipërisë.

natasha ahmetaj

Ekspozita, “Paraja rrëfen” , e organizuar nga Muzeu i Bankës së Shqipërisë në bashkëpunim me Instituti Italian te Kulturës, solli për publikun shkodran monedha dhe kartëmonedha të rralla, dokumente arkivore dhe objekte origjinale që pasqyrojnë një shekull zhvillimi financiar.

Zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, theksoi se kjo ekspozitë synon  ruajtjen e memories historike, duke nënvizuar se çdo seri monedhash dhe kartëmonedhash shqiptare mishëron elemente të identitetit kombëtar.

Duke përshkuar një udhëtim në kohë të parasë shqiptare që nga fundi i shekullit 19 e deri sot , zëvendësguvernatorja tha se paraja shqiptare ka arritur tashmë pershtatjen plotësisht me ekonomine e tregut duke fituar besueshmërinë.

Ekspozita në Shkodër është pjesë e aktiviteteve që shënojnë 100-vjetorin e Bankës së Shqipërisë, një institucion që  sot përfaqëson një bankë qendrore moderne, në nivelin e bankave të zhvilluara evropiane, me rol kyç në garantimin e stabilitetit financiar të vendit.