Paradë trofesh në “Studio Sport” / Atletika, futbolli, dhe çështja e stadiumit “Loro Boriçi, në fokus
Prej disa javësh, ekrani kampion i RTSH Shkodra, ka qënë mikpritësi i ekipeve kampionë të klubit Vllaznia.
Kështu ka ndodhur edhe mbrëmjen e së mërkurës, kur në emisionin “Studio Sport”, të drejtuar nga gazetari Gaspër Marku, kanë qënë kampionët e sportit të atletikës.
Atleti i talentuar, Durjon Idrizaj, ka folur për suksesin e tij personal si kampion disavjeçar si dhe Vllaznisë si ekip kampione për herë të 29-të dhe të 17-tin vit radhazi.
Një tjetër kampion i atletikës, veterani Arben Mlloja, ka folur për “Ditën e Kërcimeve Arben Mlloja”, aktivitet që Bashkia Shkodër dhe Federata Shqiptare e Atletikës, ia ka kushtuar atij si person.
Për Turneun Ndërkombëtar të futbollit “Shkodra Summer Cup 2025” zhvilluar tre ditë me radhë në Shkodër, ka folur, organizatori i Shkodra Sport Event, Jetmir Podgorica.
Pjesë e këtij emisioni ishin edhe diskutimet për debatet mes KF Vllaznia dhe Bashkisë Shkodër, për çështjen e stadiumit “Loro Boriçi”.
