Papa Leone XIV apel për dialog mes Rusisë dhe Ukrainës, solidaritet për Gazën

Papa Leone XIV ape

Papa Leone XIV  ka bërë thirrje për dialog mes Rusisë dhe Ukrainës dhe solidaritet për Gazën.

Në mesazhin e tij të parë të Krishtlindjeve “Urbi et Orbi” nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit, Papa Leone iu drejtua rreth 26 mijë besimtarëve në Sheshin e Shën Pjetrit nga ku i bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës të gjejnë “guximin” për bisedime të drejtpërdrejta, duke dënuar “absurditetin” e luftës dhe “rrënojat e plagët e hapura” që ajo lë pas.

“Le të lutemi në mënyrë të veçantë për popullin e torturuar të Ukrainës”, tha Papa, duke shtuar se “qoftë palët e përfshira, me mbështetjen dhe angazhimin e komunitetit ndërkombëtar, të gjejnë guximin për të angazhuar një dialog të sinqertë, të drejtpërdrejtë dhe respektues”.

“Papa foli edhe për situatën e rëndë humanitare në Gazë, ku qindra mijëra njerëz jetojnë ende në strehimore të përkohshme në kushte dimërore pas një armëpushimi të brishtë.

Si mund të mos mendojmë për çadrat në Gazë, të ekspozuara për javë të tëra ndaj shiut, erës dhe të ftohtit”, tha ai, duke shtuar se banorët “nuk kanë më asgjë dhe kanë humbur gjithçka”.

Mesazhi i Papës përfshiu thirrje për paqe në konflikte të tjera, si në Sudan, Siri, Jemen dhe vende të tjera, duke theksuar nevojën për mëshirë dhe pajtim.